Nuk ndalet deputeti ukrainas, i çon peticion Zelenskyt për njohjen e Kosovës

Oleksiy Goncharenko është deputet në Parlamentin e Ukrainës, por po punon që vedi i tij të njohë Kosovën. Ai ka marrë iniciativë të re, ku ka bërë të ditur se i dërguar një peticion presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt me kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“I dërgova një peticion Presidentit të Ukrainës me kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse peticioni mbledh 25 mijë nënshkrime, presidenti duhet t’i përgjigjet. Ukraina tani duhet ta mbështesë Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.

Më herët Goncharenko dorëzoi në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë ku kërkon njohjen sa më parë të pavarësisë së Kosovës. Sipas deputetit Goncharenko, shpallja e pavarësisë së Kosovë nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?