Nuk ndalojnë tërmetet në Elbasan

Vijojnë lëkundjet “misterioze” në qytetin e Elbasanit. Sipas qytetarëve, lëkundjet e tokës vijojnë që prej ditës së djeshme. Policia ka inspektuar zonën pas dyshimeve për shpërthime tek uzina e Mjekësit dhe ish-Rafineria e Cërrikut.

Më herët Zyra e Emergjencave Civile në Prefekturën e Elbasanit sqaroi të vërtetën e lëkundjeve “misterioze” të tokës gjatë gjithë ditës së premte. Mustafa Arapi tha se bëhet fjalë për disa tërmete me magnitudë të ulët.

Gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan janë regjistruar 7 lëkundje të lehta të tokës. Lëkundja më e fortë ka qenë 3.6 ballë në jug të Elbasanit në zonën midis Mjekësit dhe Kuqanit por nuk ka dëme materiale. Nga lëkundjet ëshë krijuar panik pasi kanë qenë të shpeshta”,- sqaroi Arapi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Institutit të Gjeoshkecave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit rezulton se edhe gjatë ditës së stome ka pasur disa tërmete në qarkun e Elbasanit. Sipas IGJEUM, tërmeti i fundit është ndjerë në orën 15:03 minuta me magnitudë 2.7 ballë rreth 3 km nga Elbasani

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?