Nuk njiheshin, por nuk e duronin dot njëri-tjetrin. Pse u vranë dy 43-vjeçarët?

Kavaja u trondit mbrëmjen e së mërkurës, kur nga përplasja mes dy personave, çoi në vdekjen e tyre. Viktimat Armand Gosa dhe Sali Rexha prej disa ditësh kishin tensione me njëri-tjetrin.

Versioni i policisë referuar dëshmitarëve, por edhe familjarëve është se dy viktimat nuk njiheshin më herët dhe nuk kishin asnjë konflikt të fortë që mund të çonte deri në vrasje mes njëri-tjetrit. Ka qenë një konflikt banal dhe fjalët që shkëmbeheshin kryesisht sa herë takoheshin rrugës.

43-vjeçari Sali Rexha po qëndronte në lokalin në afërsi të shtëpisë së tij me qira në zonën e Valutës në Kavajë, kur mbërriti Armand Gosa. Fillimisht ata u konfliktuan verbalisht, derisa Gosa nxori thikën dhe goditi Sali Rexhën. Ky i fundit ndonëse me vete kishin edhe fëmijën, nuk iu shmang, por nxori pistoletën dhe hapi zjarr.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?