Nuk pagoi biletën, faturinoja i çan veshin qytetarit në Tiranë (VIDEO)
Nuk kanë qenë të paktat rastet kur qytetarët të kenë shprehur ankesat, pasi kanë udhëtuar me autobus në kryeqytet. Përpos shërbimit që le vend për diskutim, një incident ka ndodhur paraditen e sotme.
Kjo situatë ka ndodhur në urbanin e Kamzës dhe “moll sherri” është bërë një udhëtar që nuk ka pranuar të paguante biletën.
I acaruar faturinoja i ka bërë presion, ndërsa udhëtari i është kthyer duke e ofenduar. Pas kësaj ka plasur sherri me grushte, ndërsa fatorinos i kanë rënë lekët.
Sipas raportuesit, zotëria që ka refuzuar të paguajë biletën ka tentuar t’ia marrë lekët, ndërsa faturinoja e ka goditur më fort, duke i çarë veshin.
Por sherri nuk ka mbaruar me kaq, pasi urbani ka ndaluar dhe personi që kontrollon biletat ka dalë në mbrojtje të faturinos, duke e goditur me shuplakë zotërinë e gjakosur.
KOHA JONË SONDAZH

