Nuk paguante energjinë, policia “arreston” fëmijën 5- vjeç dhe nënën e saj, reagon PD-ja

në ambjentet e izolimit të Komisariatit nr.3 në Tiranë. Në shkelje të të gjitha konventave europiane për të drejtat e njeriut dhe fëmijëve, izolimin e vogëlushes nga policia e ka deklaruar sot dhe madje e ka ilustruar edhe me fotografi, Ervin Salianji, drejtor i Departamentit për të Drejtat e njeriut. Në krye të një grupi deputetësh demokratë, ai ka protestuar para Komisariatit nr.3. Sipas PD-së, vogëlushja është mbajtur në komisariat nga nëna e saj, e cila ishte arrestuar për shkakun se nuk mund të paguante faturat e larta të energjisë elektrike duke qënë e papunë dhe pa përkrahje ekonomike. – “Marrëzia, papërgjegjshmëria dhe pashpirtësia e kësaj qeverie nuk ka fund. Tek ky komisariat, Komisariati nr.3 në Tiranë, është shoqëruar dhe mbajtur e izoluar kjo fëmijë 5 vjeç, ç’ka duket nga fotot që vajza është mbajtur për një kohë të gjatë në qelinë e izolimit, në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Deklaratën për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Deklaratën e Pekinit,” – u shpreh Salianji.  Sipas PD-së, Qeveria po arreston dhe po shoqëron njerëzit e pamundur dhe të varfër, fukarenj, dhe po promovon kriminelët, personat me precedent penal, vjedhësit e energjisë, duke i bërë drejtorë, si dhe po lejon në rrugë kriminelët dhe po izolon si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore fëmijë të mitur. Identitetin e vajzës nuk e bëjmë të ditur për shkak se është minorene, por në datën 30 nëntor, sipas dëshmisë së nënës së vajzës së ndaluar me inicialet N.N, bashkë më të janë izoluar në komisiariat, – tha Salianji.

 

Reagimi i Ministrisë së Brendshme:  Gruaja kërkoi ta merrte fëmijën me vete

Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se gruaja që u shoqërua për lidhjen e energjisë, i kërkoi vetë policisë ta merrte fëmijën me vete, pasi nuk kishte paguar energjinë. Megjithatë, policia nuk sqaron nëse duhet ta refuzonte kërkesën pasi kjo ishte një shkelje e rëndë e të Drejtave të Njeriut. – “Në datë 30 nëntor, në ora 13:00, grupi i punës së OSHEE-së, ka konstatuar një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në rrugën “Jordan Misja” Tiranë, pallati Gener 2, kati 5, pasi në datë 25 nëntor i ishte ndërprerë lidhja me energji për shkak të debisë së krijuar nga mospagimi i faturave në shumën rreth 500 mijë lekë.  E dyshuar për vjedhjen e energjisë është shtetësja N.N. dhe këtë arsye është shoqëruar në Komisariat. Ajo me dëshirën e saj i ka kërkuar policisë të marrë me vete fëmijën. Për këtë arsye në ambientet e Komisariatit nr. 3, iu krijua mundësia që të qëndrojë në një ambient të përshtatshëm gjatë kohës së marrjes në pyetje, dhe jo tek dhomat e të shoqëruarve. Ajo sqaroi se kontrata rezulton në emër të bashkëshortit të saj. Shtetësja N.N, pranoi se në datë 30.11.2014 e ka rilidhur vetë në matës energjinë elektrike, të ndërprerë nga OSHEE,”- bën të ditur Ministria e Brendshme. – “Pas konsultimit me Prokuroren, shtetësja N.N u la e lirë, ndërsa materialet proceduriale në ngarkim të saj i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.  Policia e Tiranës ka shoqëruar me mjetet e saj për në banesë shtetasen N.N. së bashku me fëmijën,”- thuhet në njoftimin e MPB-së.

SHKARKO APP