Nuk pushon Lu. Takon në mëngjez Fatmir Xhafen
Ambasadori i SHBA-së Donald Lu takon kryetarin e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj. Takimi po mbahet në kryesinë e Kuvendit.
Dje në mesazhin on-line në websajtin e ambasadës Amerikane, Donald Lu tregoi zhgënjimin e tij nga politika, ndërsa shprehej mjaft kritik ndaj liderit të Opozitës Lulzim Basha.
Ambasadori amerikan deklaroi se që prej 4 majit të shkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi europian i kishin ofruar shumicës dhe opozitës në Shqipëri tre zgjidhje kompromisi”, për të kapërcyer ngërçin që mban të bllokuar reformën në Drejtësi.
“Mazhoranca i ka pranuar këto propozime. Zoti Basha ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar”,shkruante ambasadori Lu në një thirrje drejtuar të rinjve shqiptarë të publikuar në faqen facebook të ambasadës amerikane.
Ai u bënte thirrje anëtarëve individualë të Kuvendit që të marrin përgjegjësinë për të votuar në favor të kësaj reforme. Votimi është planifikuar për datën 21 korrik. “Është koha për të vendosur”.

