Nuk pyesin për gjoba dhe polici, dhjetra banorë shkojnë në ceremoni mortore
Pandemia e Covid-19 kërkon izolim dhe higjenë. Nëse e dyta respektohet në Shqipërinë e cila ka tre javë që është izoluar, njerëzit fillojnë të zhvillojnë ceremoni mortore sipas zakoneve. Videoja që shikoni, vjen nga Durrësi dhe është publikuar nga Faxweb.al. Pavarësisht planit të masave të ndërmarra nga kryeministri Edi Rama, njerëzit e mbledhur grumbull kryejnë zakonet sipas traditave shqiptare. Ndërkohë që i afërmi i tyre përcillet për në banesën e fundit, efektivët nuk duken asgjë kundi dhe nuk bëhet asnjë ndërhyrje.