Nuk respektuan protokollet e sigurisë, ndëshkohen 6 biznese dhe pezullohet 1 tjetër në Durrës
6 subjekte janë ndëshkuar dhe një tjetër është pezulluar në qytetin e Durrësit për mos respektim të protokolleve të sigurisë, të vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Në lagjen nr. 13, Plazh, janë gjobitur me masë administrative 1 milion lekë të vjetra, 3 subjekte, ndërsa në lagjen nr. 1, Durrës, është gjobitur me masë administrative 1 milion lekë të vjetra, një parukeri, kurse një bar restorant dhe një yogurteri janë gjobitur me 10 milionë lekë.
Durrës
Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun, për respektimin e protokolleve të sigurisë, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Kontrollet, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Shëndetësisë, Inspektoratin i Punës dhe AKU, të mbështetura nga Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës.
Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar administrativisht 6 subjekte, si dhe është pezulluar një tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Shëndetësisë, Inspektoratin e Punës dhe AKU, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, morën masa administrative ndaj disa subjekte të renditura si më poshtë:
Në lagjen nr. 13, Plazh, janë gjobitur me masë administrative 1 milion lekë të vjetra, 3 subjekte, konkretisht një piceri në administrim të shtetasit Xh. A., një lokal në administrim të shtetases Sh. A. dhe një subjekt bar kafe në administrim të shtetasit I. I.
Në lagjen nr. 1, Durrës, është gjobitur me masë administrative 1 milion lekë të vjetra, një parukeri në administrim të shtetasit E. T., ndërsa një bar restorant në administrim të shtetasit V. N. dhe një yogurteri në administrim të shtetases M. M., janë gjobitur me masë administrative 10 milionë lekë të vjetra.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve u bllokua subjekti bilardo në administrim të shtetasit A. N., i cili nuk dispononte licencën përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti.