Nuk shisnin me kupon tatimor, sekuestro mallit, “Gabi” në protestë

 

Njihet ndryshe në Tiranë si tregu i “Gabit” dhe ndodhet pranë QSUT. Por ishin të shumtë dëshmitarët sot, përveç tregtarëve, kur autoritetet i dëbuan dhe boshatisën tregun e njohur për shitjen e rrobave të përdorura.

Të prekur nga largimi i tyre kanë qenë edhe disa banorë atë pranë, apo klientë të ndryshëm që preferojnë shpesh të vizitojnë tregun në fjalë.     

Ky veprim ka irrituar tregtarët. Dengjet iu konfiskuan disave prej tyre që herët në mëngjes. Ndaj tregtarët romë, paradite morën rrugët drejt bashkisë ku ngritën zërin që Erion Veliaj t’i dëgjonte.

Ata nuk dinë se ç’do të bëhet me ta në të ardhmen, nëse do të la rogohen nga tregu, apo do të kërkohet që të formalizohen, siç edhe ka dhënë urdhër Kryeministri Rama, sipas të cilit  nuk do të tolerohet askush.

Por të frymëzuar nga promovimi që dikur i bënte komunitetit të tyre në kohën kur ishte ministër, romët e dhunuar, kërkuan ndihmën e kryebashkiakut të ri, duke i kujtuar madje edhe se i kishin  dhënë votën.

Por megjithatë, sot herët në mëngjes tatimorët i konfiskuan mallin pa paralajmërim shumicës së tregtar ëve, vetëm sepse në tregun e tyre të rrobave të përdorura nuk përdornin kasat fiskale dhe kuponin tatimor. 

SHKARKO APP