Nuk shkon avokati, Krimet e Rënda shtyjnë seancën për Emiljano Shullazin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish seancën ndaj Emilajno Shullazit. E parashikuar për t’u zhvilluar këtë të martë, Gjykata ka vendosur shtyrjen për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës Vladimir Meçe.

Gjithashtu, po me vendim të Krimeve të Rënda janë pezulluar afatet e paraburgimit për të pandehurit e dosjes “Shullazi”.

Avokati Vladimir Meçe mbron Emiljano Shullazin dhe të pandehurin Endrit Qyqja, të cilët akuzohen për kanosje, gjobëvënie si dhe krijim grupi të strukturuar kriminal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?