Nuk shkuan në punë, por xhepat i mbushën. 300 mijë euro paga për deputetët veç në Qershor

Rikthimi në Parlament i deputetëve të legjislaturës së shkuar ishte me jo pak përtesë. Salla plenare thuajse bosh, mungesat e një pjese të mirë të deputetëve, diskutime të vakëta e thuajse asnjë nismë nga ligjvënësit, gjithsesi nuk është reflektuar në pagën e tyre e cila në llogaritë bankare të deputetëve është derdhur e plotë.

Raporti financiar i pagave për muajin Qershor, i publikuar së fundmi në faqen zyrtare të Kuvendit tregon se në fakt, pasiviteti që pushtoi jetën parlamentare pas zgjedhjeve nuk i ka penalizuar financiarisht ligjvënësit në ikje. Vetëm 17 deputetë kanë bërë vetëm nga një mungesë gjatë Qershorit dhe u janë hequr nga 10 mijë lekë nga paga. Në total për Qershorin, janë paguar për pagat e deputetëve plot 30,161,365 lekë, ose rreth 300 mijë euro.

Deputetët kanë marrë rreth 22 milionë lekë për karburant, telefon, qira e dieta udhëtimesh brenda vendit. Vetëm për udhëtimet për llogari të rolit të tyre si ligjvënës, për muajin Qershor Kuvendi u ka paguar deputetëve mbi 13 mln lekë ose rreth 130 mijë euro. Ata që kanë përfituar më shumë për këto udhëtime, janë emra si Agron Duka, Bujar Çela, Klodiana Spahiu, Lindita Metaliaj e Vangjel Dule.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për qira, Kuvendi u ka paguar nga 35 mijë lekë 21 deputetëve, që nga Antoneta Dhima, Pendavinji, Fadil Nasufi, Nusret Avdulla, Saimir Korreshi apo Greta Bardeli. Më aktivët në Komisione, duke marrë edhe shpërblimin më të lartë financiar për qershorin janë Ismet Beqiraj, Etjen Xhafaj, Petro Koçi apo Pranvera Resulaj, shpërblimi për të cilët arrin në rreth 20 mijë lek.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?