Nuk shpall emergjencë, qeveria dërgon ushqime nga Tirana në ndihmë të banorëve të përmbytur
Edhe pse Prefekti dhe Bashkia e Shkodrës prej 48 orësh gjenden në një konflikt mes tyre lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, ku kryebashkiakja Ademi kërkon shpalljen e emergjencës nga Prefekti që është dhe përfaqësues i qeverisë, kjo e fundit ka nisur punën për ti ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura.
Rreth 600 pako ushqimore pritet mberrijne ne zonat e prekura nga përmbytjet në Shkodër gjatë orëve të pasdites. Ato po transportohen nga Komanda Mbeshtetese e FA.
Forcat e Armatosura janë angazhuar prej mëngjesit në ndihme të Emergjencave Civile në prefekturen Shkodrës me 20 forca, 5 mjete dhe 2 varka.
Deri tani jane transportuar 86 banore, nga keta 30 nxenes shkolle, 56 banore dhe 10 pako ushqimore ne fshatin Obot.
Ndërkohë Ministraie Mbrojtjes thotë se do të nisë për përforcim dhe dy mjete varka nga batalioni i Mbeshetjes Rajonale Tirane.
KOHA JONË SONDAZH

