“Nuk them emra kriminelësh”, Lala i kthehet Lleshajt: I përmendi dhe ish-ambasadori i SHBA, ti duhet të flasësh pa t’u dridhur qerpiku
Gazetarja Klodiana Lala është përplasur me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, në emisionin “Real Story”, ku temë diskutimi është paketa anti-KÇK, e prezantuar sot nga qeveria dhe që do të godasë krimin e organizuar dhe korrupsionin në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Gazetarja Lala kërkoi që ministri të thotë emrin e një të paktën një krimineli, ashtu siç ka bërë, sipas saj, edhe ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, por Lleshaj tha se nuk është oficerë i policisë gjyqësore, që të thotë emra.
Pjesë nga debati:
Lleshaj: Nuk dua të përmend emra kriminelësh.
Lala: Duhet të përmendni emri, se i ka përmendur ish-ambasadori amerikan. Ju duhet t’i përmendni pa iu dridhur qerpiku fare.
Lleshaj: S’jam nga ata që përmend emra unë, që bëj reklamë.
Lala: Na thuaj një emër konkret.
Lleshaj: Asnjë emër nuk them, nuk jam oficer i policisë gjyqësore. Ta kam thënë edhe herë tjetër, nuk i fus hundët në gjëra që s’më takojnë. Nuk merrem me çështje personale, më duket sikur e bëj policin, s’e kam zgjedhur vetë këtë. Kemi mbi 200 referenca të ligjit Ani-Mafia. Ne nuk kemi pasur instrumente për t’u marrë me paratë e tyre.
Lala: Ju keni ligjin anti-mafia për këtë.
Lleshaj: Nuk është zbatuar.