Nuk u pa tek “Astiri”, Duma: Kam qenë në protestë, por jo për foto dhe as kamera
Prej 27 ditësh banorët e Astirit protestojnë në mbrojtje të banesave të tyre.
Teksa mes tyre janë shquar deputetë të shumtë të opozitës bashkë me kryetarin Basha, nuk ka rënë në sy prania e deputete Duma.
Për Ora News, Grida Duma, tha se ka qenë përkrah banorëve, por jo për kamerat dhe as për foto.
Duma: Jemi mësuar që po të shkosh te protesta duhet të bësh foto. Po të shkosh te protesta duhet të dalësh para kameras.Është normale që kryetari, Salianji, apo kushdo tjetër të dalë, por nuk është për tu penalizuar as rasti im që nuk kam bërë foto apo nuk ka dalë para kamerave. Kam disa foto që mi kanë bërë, sigurisht jam mes qytetarëve. Nuk ka arsye pse të dalin fotot e mia, problemi real është i protestuesve, duhet të ketë një balancë.
Edhe banorët e kuptojnë fare mirë kur ka disa njerëz që marrin kauzën e tyre dhe e shfrytëzojnë për PIAR. Politika e mirë është politikë e balancuar.Respektoj kolegët që mund të kenë qëndruar në qendër dhe i kanë kapur kamerat tuaja. Unë kam zgjedhur që në protestën e Astirit të qëndroj dy-tre hapa më andej, një çikë më tepër me gratë apo zonjat aty.
KOHA JONË SONDAZH

