Nuk ua mori taksisti bombën e katërt se nuk kishte vend!

Tre terroristët kishin rezervuar një furgon në kompaninë e taksive që kishin thirur për t’i transportuar në aeroportin Zaventem. Por në vend të saj kompania u kishte dërguar gabimisht një autoveturë; për fat të mirë. Në këtë mënyrë, taksisti kishte refuzuar t’i ngarkonte të gjitha valixhet dhe terroristët e kishin lënë njërën prej tyre, të mbushur me eksploziv siç besohet, në shtëpi. Çfarë do të kishte ndodhur nëse eksplozivët e gjetur më pas në Schaerbeek do të kishin mbërritur në aeroport? Për fat të mirë nuk do ta dimë asnjëherë. Kompania e taksive, e kontaktuar nga kamikazët, e kishte keqkuptuar kërkeën e tyre. Me furgon ata do të kishin mundur t’i dërgonin të gjitha valixhet me eksploziv në Zaventem dhe pasojat do të kishin qenë disa herë më të mëdha. Në Schaerbeek, zonën ku rrinin terroristët, policia gjeti bombën e katërt, shumë e fuqishme, një variant artizanal dhe jo e qëndrueshme, çka duket edhe arsyeja përse terroristët nuk e kishin lënë taksistin ta prekte atë, siç ka rrëfyer ai vetë.

SHKARKO APP