Nuk ulen shifrat, 5 viktima dhe 153 raste të reja nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë me dije se në 24 orët e fundit betejën nuk e kanë fituar 5 pacientë të prekur nga Covid-19 dhe se janë 153 raste të reja me të prekur nga virusi vdekjeprurës. “Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me Covid-19 një 57 vjeçare nga Kruja, një 60 vjeçar nga Bulqiza, një 62 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçar nga Tirana një 82 vjeçar nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, tha Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga ana tjetër, ajo tha se situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. “Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”.

Janë kryer në 24 orët e fundit 836 testime dhe janë konfirmuar 153 raste. “Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj, 57 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6888 që nga fillimi i epidemisë”,-tha më tej Tomini.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i’u rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri. “Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën. Ruani distancën në ambientet publike. Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse. Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid-19. Një apel për bizneset, institucionet, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”.

COVID-19 – Statistika (19 Shtator 2020)

Testime totale 78886
Raste pozitive 12226
Raste të shëruara 6888
Raste Aktive 4980
Humbje jete 358 (Qarku Tiranë 170, Durrës 46, Shkodër 39, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 16, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2444
Durrës 559
Shkodër 373
Lezhë 295
Elbasan 274
Korçë 237
Fier 222
Vlorë 189
Kukës 143
Berat 106
Gjirokastër 69
Dibër 69

SHKARKO APP