“Nuk zhduket Izraeli, ka butonin e kuq”, politologu: Irani kërkon të mbajë flamurin e çështjes palestineze

Për politologun Endri Tafani e gjithë situata e krijuar në Lindjen e Mesme është e krijuar nga Irani, i cili nuk harron asnjëherë të shprehë propagandën e tij se kërkon që ta asgjësojë Izraelin. Për të Irani nuk ka mundësi që ta zhdukë Izraelin, por kërkon të mbajë flamurin e çështjes palestineze.

“E gjithë kjo është e ndërlidhur me Iranin. Ai ka qëndrimin që Izraeli nuk duhet të ekzistojë dhe të zhduket. A mund të zhduket një shtet me forcë bërthamore? Ai shkel butonin e kuq. Kush e pëson? Fqinjët. Pse e promovon këtë kur nuk e bën dot?

Irani kërkon të marrë flamurin e çështjes palestineze. Irani tenton të ketë një konflikt gjithmonë dhe kërkon të duket sikur do ta mundë Izraelin, gjë që nuk e bën dot arabët e tjerë. Ai kërkon të gjithë arabët që të mblidhen në flamurin e mullahëve. Kjo strategji i ka dhënë efektet e veta. Me Irakun, Sirinë dhe Libanin. Krijoi një bërthamë”, tha Tafani

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?