Nuland: 2015-ta ka gjasë të jetë vit evropian për Ballkanin

 

Zëvendës-Sekretarja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland deklaron se Ballkani perëndimor është në një moment të rëndësishëm për të, moment kur do të vendoset nëse gjërat do të ndryshojnë për të mirë apo nëse rajoni përsëri do të bjerë viktimë e lakmisë, urrejtjes dhe ndikimit nga jashtë.

Duke folur për rajonin e Ballkanit Perëndimor në “Croatia Forum 2015”, zëvendës-Sekretarja Nuland ka thënë se të tjerët në botë i kanë sytë e drejtuar drejt rajonit, për ta marrë si shembull se si tejkalohet e kaluara e hidhur dhe ndërtohet e ardhmja.

“Tani është momenti që të ndërtoni një rajon çfarë e presin qytetarët e juaj, një rajon që jeton, më në fund, në liri, paqe dhe prosperitet”, ka bërë thirrje Zëvendës Sekretarja Nuland.

SHKARKO APP