Numërimi i votave preferenciale për kandidatët në Lezhë, përfundon për 2 KZAZ

Vijon numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputet në Qarkun e Lezhës. Deri tani nga katër KZAZ që ka ky qark ka përfunduar numërimi në dy prej tyre, atë 14 në Mirditë dhe 12 në Lezhë.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se sapo ka filluar procesi i numërimit në dy KZAZ-të e tjera ,15 në Kurbin dhe 13 në Lezhë.

Deri më tani më i votuari brenda listës së PD është Mark Marku, ndërsa në listën e PS është barazim Lindita Nikolla dhe Gentian Malotaj me nga 3251 vota secili. Janë edhe 142 kuti për t’u numëruar nga 249 që ka Qarku i Lezhës.

 

SHKARKO APP