Numërohen 46% e votave në Tiranë, ja sa marrin PS, PD-AN, LSI dhe PSD

Sipas përditësimit të KQZ-së në orën 19:41, rezulton që në qarkun e Tiranën vazhdon që të kryesojë PS kur janë numëruar 574 nga 1243 kuti, ose 46% e votave.

Në total PS ka marrë 101910 vota ose 48.67 %, ndërsa PD-AN 81718 vota ose 39.03 %.

Ndërkohë, LSI rezulton që të ketë marrë 12306 vota ose 5.88 %.

Një numër të konsideruar votash ka marrë edhe PSD e Tom Doshit, me 6457 vota ose 3.08 %.

Nga ana tjetër, Nisma Thurje ka marrë 1669 vota ose 0.80 %, Boiken Abazi 1332 vota ose 0.64 % dhe Bindja Demokratike 1113 ose 0.53 %.

Në raport mandatet, sipas të dhënave të KQZ-së, PS merr 18 mandate, PD-AN 15, LSI 2 dhe PSD 1 mandat.

Krahasuar me vitin 2017, PS qëndron në të njëjtën kuotë mandatesh, PD rritet me 4 dhe LSI bie me 3, ndërsa PSD rritet me 1 mandat.

SHKARKO APP