Numërohen 74 % e votave të diasporës, KQZ vendos sot për zarfet e Greqisë

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi do të marrë vendimin në orën 15:00 për zarfet e ardhur nga Greqia.

Deri tani janë numëruar dhe vlerësuar për subjektet zgjedhore 145.441 fletë votimi nga 194.889 totali i tyre, që përbën 74% të totalit të votave nga jashtë.

Ka përfunduar vlerësimi dhe numërimi i votave nga jashtë për subjektet zgjedhore për qarqet:
1. Shkodër
2. Kukës
3. Dibër
4. Durrës
5. Berat
6. Gjirokastër
7. Vlorë
8. Elbasan
9. Lezhë
10. Fier
11. Tiranë
Vijon vlerësimi dhe numërimi i fletëve të votimit për 15 kutitë e fundit të qarkut Korçë.

SHKARKO APP