Numërohen më shumë se 50% e kutive të votimit, ngushtohet rezultati mes PS-PD

Në Shqipëri vion procesi i numërimit dhe mësohet se pas orës 16:30 janë numëruar më shumë se 750 mijë vota në të gjithë vendin, më shumë se 50% e kutive, nga të cilat kryeson Partia Socialiste, e cila sipas projeksionit aktuale mund të marrë deri në 76 mandate, PD 57, LSI 5 dhe Partia Socialdemokrate 2 mandate.

Ndarja e votave:

Partia Socialiste 370 743 vota – 48,77%

Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim 297 289 vota – 39,1%

Lëvizja Socialiste për Integrim 52 878 vota – 6,96%

Partia Socialdemokrate 16 482 vota – 2,17%

Nisma Thurje 4729 vota – 0,62%

Lëvizja për Ndryshim 3931 vota – 0,52%

Bindja Demokratike 3868 vota – 0,51%

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare 2260 vota – 0,3%

Partia Lëvizja e Re 1928 vota – 0,25%

Partia Aleanca Demokracia e Re 1814 vota – 0,24%

Partia Balli Kombëtar 895 vota – 0,12%

Aleanca Bashkimi Popullor 723 vota – 0,1%

SHKARKO APP