Numërohen më shumë se 62% e kutive të votimit, lëvizin shifrat

Procesi i numërimit të votave është duke vijuar në të gjitha qarqet e vendit, me vonesa të vogla në bashki të caktuara dhe me denoncimet që nuk kanë munguar. Pas orës 19:00, mësohet se janë numëruar gati 900 mijë vota, më shumë se 62% e kutive, nga të cilat kryeson Partia Socialiste, e cila sipas projeksionit aktual mund të marrë deri në 75 mandate, PD-58, LSI-5 dhe Partia Socialdemokrate 2 mandate.

Ndarja e votave:

Partia Socialiste 445 936 vota – 48,84%

Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim 357 088 vota – 39,11%

Lëvizja Socialiste për Integrim 62 569 vota – 6,85%

Partia Socialdemokrate 19 770 vota – 2,17%

Nisma Thurje 5 749 vota – 0,63%

Bindja Demokratike 4945 vota – 0,54%

Lëvizja për Ndryshim 4703 vota – 0,52%

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare 2802 vota – 0,31%

Partia Lëvizja e Re 2311 vota – 0,25%

Partia Aleanca Demokracia e Re 2009 vota – 0,22%

Partia Balli Kombëtar 1155 vota – 0,13%

Aleanca Bashkimi Popullor 893 vota – 0,1%

SHKARKO APP