Numërohet kutia e parë në Pustec, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD
Aktualitet E Diel, 11 Maj 2025 21:57
Ka përfunduar numërimi i kutisë së parë në bashkinë e Pustecit, ku Partia Socialiste ka dalë dukshëm në avantazh ndaj Partisë Demokratike.
Sipas të dhënave zyrtare, PS ka marrë 130 vota, ndërsa PD është renditur e dyta me 52 vota.
Ky rezultat i parë sinjalizon një avantazh të qartë për socialistët në këtë zonë, ndërsa pritet të vijojë procesi i numërimit në kutitë e tjera për të përcaktuar më qartë trendin elektoral në Pustec.
KOHA JONË SONDAZH

