Numri alarmant i fëmijëve të vdekur, apeli: Prindër, shpëtoni jetën e fëmijëve

Rezulatet e plan-operacionit “TISPOL – SHTATOR 2017” ajnë bërë të ditura sot nga Drejtoria e Policisë Rrugore , që u zhvillua në një hark kohor nga data 11.09.2017 deri në 16.09.2017:

Oraret e kontrolleve të përqëndruara: 09:00-11:00 dhe 17:00-20:00;

Shtrirja e kontrolleve: Gjithë akset rrugore dhe zonat urbane;

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjete të kontrolluara: 18,230 gjithsej;

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtues të ndëshkuar për mosvendosje rripi sigurimi: 2170;

Leje drejtimi të pezulluara për transport të parregullt fëmijësh: 36;

Synimi i kontrollit “TISPOL-SHTATOR 2017”:

1. Ndërgjegjësimi dhe edukimi i drejtuesve të mjeteve për të rritur shkallën e përdorimit të rripit të sigurimit dhe të sediljeve të posaçme për transportin e fëmijëve.

2. Bashkimi dhe “përqafimi i rekomandimit dhe aksionit të përbashkët” të grupimit të Policive Rrugore të vendeve të Bashkimit Europian në javën e fushatës së ndërgjegjësimit të zbatimit të rripave të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve, aksion dhe kontroll që kryhet njëkohësisht në një javë nga të gjithë Policitë Rrugore të mësipërme;

3. Transporti i sigurt i fëmijëve është një nga prioritetet në të gjithë vendet e BE-së dhe një nga prioritetet edhe të Policisë Rrugore në Shqipëri;

4. Komunikimi dhe këshillimi + edukimi gjatë javës me një numër të madh drejtuesish mjetesh dhe prindër që transportojnë fëmijë nga banesat në drejtim të shkollave të çdo niveli dhe anasjelltas;

5. Gjatë periudhës 1 Janar 2016 deri në 31.08.2017 kanë ndodhur 366 aksidente me përfshirjen e fëmijëve të moshës 0 vjeç deri 15 vjeç dhe pasojat janë:

• 30 fëmijë të vdekur;

• 64 të plagosur rëndë;

• 272 të plagosur lehtë;

Policia ka edhe nje apel: “Drejtues mjeti, prindër: vendosja e rripit të sigurimit shpëton jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj… NUK KA ME TË SHTRENJTË SE JETA E FËMIJËVE! Duke vendosur rripin e sigurimit ju jeni bërë aleat me Policinë Rrugore.

 

http://www.dailymotion.com/video/x614tl1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?