Numri i ulët i testimeve/ Rama: Vdekjet dhe testimet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën

Gjatë intervistës në “Çim Peka LIVE”, kryeministri u përball me faktin se, Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të testeve për Covid-19.

Por sipas shefit të qeverisë, testimet nuk kanë lidhje me vdekjet, ndërsa u mundua të anashkalonte pyetjen me lojëra fjalësh.

Pjesë nga debati në studio:

Peka: Jemi vendi që kemi bërë më pak testime…

Rama: “Vdekjet dhe testimet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Është qesharake kjo! Sepse bën testime nuk bën testime, në fund fare, të vdekurit në spitale nuk i ndryshon fakti sa testime ke bërë. Mos bëjmë muhabete qesharake”, tha Rama.

Peka: Çfarë rëndësie ka që të moshuarit e vdekur nga janari në mars nuk kanë vdekur nga Covid-19? Dhe numri është më i madh se viti i kaluar…

Rama: “Kjo nuk ka rëndësi fare. Doni të mos e krahasojmë me asnjë vend. Kemi bërë gjënë e duhur dhe pse nuk gëzoheni për këtë?

Peka: “Drejtuesja e Komitetit të Ekspertëve, dje e mësuam, është një mjeke që nuk është virologe, por neurologe. E keni bërë që të qetësoni qeverinë nga frika e gripit?

Rama: “Më lejoni që këtu të ndalojë përgojimin e njerëzve. Janë në vijën e zjarrit dhe nuk mund të përgojohen në asnjë formë në prezencën time. Pastaj jashtë meje mund ti përgojoni sa të doni. Unë i besoj 100% ekspertëve tanë. Rezultatet flasin në favor të tyre. Nuk i bindet komiteti teknik kryeministrit. Kryeministri i bindet komitetit teknik”.

SHKARKO APP