Nurellari: Hapja e negociatave nuk do të thotë fonde direkte dhe zhvillim i demokracisë
Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, politologu Adri Nurellari u shpreh se procesi i hyrjes në BE ka ndryshua dhe nuk është se hapja e negociatave siguron akses në fonde.
Nurellari: Procesi i hyrjes në BE ka ndryshua dhe nuk është se hapja e negociatave siguron akses në fonde. Çështja është se ne kemi shumë mungesë kapacitetet dhe kontrolli se BE kërkon një kontroll të imtësishëm për fonde të tilla.
Hapja e negociatave konsiston kryesisht në asistencë kapitale në vendin tonë. Kur janë hapur negociatat edhe në vendet e tjera nuk është se ka shpërthyer demokracia dhe zhvillimi. Nuk është se duhet marrë hapja e negociatave si një kut matës kushedi e demokracisë.