Nurellari: Sot janë sofistikuar manipulimet, nuk janë më vulgare, ka ulje të demokracisë

I ftuar në PolitikOn në RTV Ora nga Alfred Lela, Adri Nurellari, politolog u shpreh se sot janë sofistikuar manipulimet, nuk jemi më në fazat e qasjeve vulgare.

Ai shtoi se sipas raporteve ndërkombëtare ka një ulje të ndjeshëm të nivelit demokratik në shumë shtete të botës.

Nurellari: Sot janë sofistikuar manipulimet, nuk jemi më në fazat e qasjeve vulgare. Është ulur pritshmëria. Sot ka më shumë zgjedhje më shumë se kurrë më parë, por nuk kemi një përmirësim të demokracisë. Për mua pritshmërinë e ulin raportet ndërkombëtare. Freedom House thotë se 75% e popullsisë së botës jetojnë në 73 shtetet që ka ulje të demokracitë së botës, ku bën pjesë Shqipëria.

Edhe indeksi i demokracisë në botë është ulur ndjeshëm. Nga 184 shtete të cilët konsiderohen si demokratike, sipas studimeve ka një valë të tretë të autoritarizmit dhe në 24 shtete ka një degradim të ndjeshëm të demokracisë. Vihet në dukej se kur flitet për 44 shtete liberale, sot flitet për 39. Edhe nga komuniteti ndërkombëtar ka një ulje të pritshmërisë së demokracisë.  

SHKARKO APP