Nusja masakroi dhe dogji vjehrrën dhe burrin, zbardhet vrasja

Janari i këtij viti shënoi ngjarje tragjike. Njëra prej tyre është vrasja e Salkie Hoxhallarit (73 vjeç) dhe Olsi Hoxhallarit (43 vjeç), në 21 janar të këtij viti. Policia e Vlorës bën me dije se ka vënë në pranga dy autorët e vrasjes, si dhe ka sekuestruar armën ftohtë me të cilën dyshohet së është kryer krimi!

Në një konferencë për shtyp, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Gentjan Shehaj, deklaroi se janë vënë në pranga dy autorët e vrasjes dhe është sekuestruar arma e ftohtë me të cilën dyshohet se janë vrarë nënë e bir.

Të arrestuarit janë Hysnie Hoxhallari, 32-vjeç, banuese në Vlorë dhe Kasëm Pirjasi, 26-vjeç, banues në Strum të Fierit. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë nënë e bir si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave, duke synuar për ta devijuar ngjarjen si aksidentale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e Plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Strukturat e Hetimit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, finalizuan operacionin e koduar “Devijimi”, ku është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur në muajin Janar 2018 në lagjen “24 Maji” Vlorë.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë, duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor, të cilat çuan në dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së vrasjes së dyfishtë dhe të djegies së trupave të dy shtetasve, nënë e bir.

Hetimet intensive nisën menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në muajin janar, ku u gjetën të pajetë e të djegur në banesën e tyre shtetasi O.H. dhe nëna e tij shtetasja S.H., pasi nga grupi hetimor u krijua bindja se nuk kishim të bënim me një ngjarje aksidentale, por me një vrasje.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Hysnie Hoxhallari, 32 vjeçe, banuese në Vlorë.

Kasëm Pirjasi, 26 vjeç, banues në Strum, Fier.

Të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë shtetasit O.H., e S.H., si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave duke synuar për ta devijuar ngjarjen si “aksidentale”.

Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar arma e ftohtë me të cilën dyshohet se është kryer krimi (mjet prerës i fortë prej metali).

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga nenet 79/dh dhe 25 të Kodit Penal.

Policia e Vlorës, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, dhe në këtë kuadër fton qytetarët dhe mediat në bashkëpunim, me qëllim krijimin e një ambjenti sa më të sigurt për të gjithë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?