Nusja rrahu me okllai vjehrrën; dy gratë sërish në një çati (VIDEO)

Sadete Gojani jeton në fshatin Kasallë, në të njëjtën çati me nusen e djalit, i cili ndodhet në burg për dhunë në familje. Një ditë pasi mori urdhër mbrojtjeje nga nusja, e moshuara përpiqet ta kyçë historinë e saj brenda mureve të shtëpisë. Ajo këmbëngul se çdo problem u vjen nga varfëria. Tashmë, Sadetja ka zënë krevatin dhe nuk ka askend që t’i shërbejë.

“Me prunë dhallë dhe byrek policët dhe pres që ata të vijnë dhe të më japin prap. Më goditi në kokë dhe rashë në tokë direkt”, rrëfen Saditja.

Megjithëse gjykata ka urdhëruar që nusja të lerë shtëpinë, Mimoza nuk ka ku të shkojë. “Ku të shkoj me fëmijë?! Vetëm jam këtu!”, thotë nusja, Mimoza Lusha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo është mbyllur në dhomën tjetër. Druhet se po shkeli urdhërin e mbrojtjes do ta arrestojnë, ndërsa betohet se nuk e ka prekur vjehrren me dorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ajo nuk më ka faj, vetëm të mos më ngasë dhe të mos më hyjë në hak! Burri im më ka marrë në qafë! Ai punon ku ka mundësi”, kujton Mimoza.

Të dyja gratë do të jetojnë duke u ruajtur me vendim gjyqësor nga njëra-tjetra, e duke u zhytur akoma më tej në mjerim./TCH/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=85K0Fu8JJNY” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?