Nxënësit e ”Misto Mames” mbjellin pemë për të vegjlit te pediatria

Fëmijët të cilët ndodhen të shtruar në spitalin pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sot kishin disa vizitorë të veçantë.

Nxënësit e talentuar të shkollës “Mimo Mame” në kryeqytet organizuan për ta një koncert festiv dhe u dorëzuan të vegjëlve dhurata duke ua hequr për pak momente dhimbjet e sëmundjes e duke u sjellë atmosferë feste.

Por dhurata më e bukur ishte nisma për të mbjellë pemë të reja duke shtuar gjelbërimin rreth këtij spitali e duke krijuar një mjedis çlodhës dhe më të shëndetshëm për fëmijët e vegjël.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shkolla “Misto Mame” i mbolli 7 pishat e 7 Marsit me zyshat tek Spitali Pediatrik. Sa e bukur është Tirana e mirë, e njerëzve solidarë, që nuk gjejnë rast të ankohen, por të kontribuojnë me dashuri e mirësi. Bravo grupi, ju lumtë! Shumë krenar për ju”, shkruan Veliaj në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?