Nxënësit nga klasa e parë deri në të katërt do të marrin librat falas

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme që nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt tu jepen tekstet shkollore në përdorim falas.

“Çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Institucionet arsimore si dhe njësitë arsimore vendore, brenda muajit korrik të çdo viti, përgatisin listën e parashikuar të nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt”, thuhet në VKM.

Blerja e teksteve shkollore të nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt, në emër të prindërve ose përfaqësuesve ligjorë, për llogari të nxënësve, realizohet nga institucioni arsimor, për llogari të njësisë arsimore vendore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Likuidimi i faturës tatimore ndaj subjekteve, shtëpive botuese, realizohet nga njësia arsimore vendore, me fondet e miratuara si “Transfertë tek individët”, në buxhetin e ministrisë përgjegjëse për arsimin, në llogarinë bankare të shitësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mënyra e shpërndarjes dhe e administrimit të teksteve për këtë kategori nxënësish përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?