Nxënësja e gjimnazit h*dhet nga kati i dytë i shkollës, dyshohet se shfr*tëzohej nga i ati

Një nxënëse e klases së 10-të në gjimnazin “Vasil Kamami” Elbasan, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i shkollës për arsye që ende nuk dihen. Nxënësja ka ardhur nga një qendër sociale.

Gjendja shëndetësore e nxenses së klasës së 10-të është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia ka marrë në pyetje shokët e klasës së vajzës. E mitura është vetëhedhur nga kati i dytë i shkollë.

Vajza është nga Lushnja dhe qëndronte në një nga qendrat e kujdesit në Elbasan, pasi sipas burimeve vajza është shfrytëzuar nga i ati. Në Elbasan i kanë ndërruar shkollën, dhe qasja në shkollën e re ka sjellë edhe më shumë rëndesë psikike për të. Deri më tani vajza nuk ka dhënë dëshmi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?