Nxirren nga rezervuari dy kushërinjtë e mbytur në Korçë (VIDEO)
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=wH5N_yC0Qjs” width=”560″ height=”315″]
Trupat e pajetë të Rei dhe Berti Tahillarit janë nxjerrë nga rezervuari i fshatit Qatrom në Korçë.
Dy kushërinjtë 18 dhe 19 vjeç u nxorën pas afro 24 orësh nga vendi i njohur si “Gropa e Danielit” në këtë fshat.
Polumbarët mbërriten me vonesë
Edhe pse një natë më parë u tha se kërkimet do të rinisin që herët në mëngjes, polumbarët kanë mbërritur shumë me vonesë pranë rezervuarit, duke bërë që trupat e dy fëmijëve të qëndrojnë gati 24 orë në ujë, raporton Ora News.
Kurse News 24 thekson se polumbarët u vonuan për shkak se ishin në Panairin e Policisë.
Familjarët që kanë kaluar një natë të gjatë ankthi, të nervozuar thanë se do të hyjnë vetë në ujë nëse polumbarët vonojnë akoma.
“Ne jemi tërë këta burra. Kemi ardhur që në orën 5 të mëngjesit se na thanë që do të vinin që në mëngjes, nuk erdhi njeri këtu. Jemi tërë këta burra dhe të rrimë të bëjmë sehir dhe të lëmë fëmijët brenda?! Është turp për ne. Do të hyjmë vetë, do të bëhemi bashkë dhe të hyjmë t’i nxjerrim trupat. Polumbarët janë në Vlorë, na thanë. Varet kur janë nisur nga Vlora. Unë i kam djemtë e xhaxhait të dy,” tha një i afërm.
Rei dhe Berti Tahirllari kishin shkuar gjatë paradites të së premtes tek vendi i njohur si “Gropa e Danielit” për t’u larë për shkak të vapës.
Por pas një vonese të gjatë, familjarët të shqetësuar në orët e mbrëmjes dhanë alarmin në polici me dyshimin se dy të rinjtë mund të ishin mbytur.