Nxirren “shpatat” mes Athinës dhe Tiranës

 

Çeshtja e naftes ne detin shqiptar, ku Gjykata Kushtetuese ia rrezoi qeverise se Berishes  marreveshjen mes Shqiperise dhe Greqise ka çua ne nje konflikt te ri.  Greqia duke ditur se ka nafte ne ate zone ka filluar kerkimet pa asnje marreveshje nga pala shqiptare. Tirana ka bere mire qe ka kercenuar. E përditshmja greke Kathimerini pohon se sipas burimeve diplomatike greke, Tirana ka pretendime territoriale ndaj Athinës.

Në një shkrim të sotëm, gazeta shkruan se Tirana i ka dërguar Athinës zyrtare një notë proteste për kërkimet për hidrokarbure që po bën ajo në detin Jon, pasi Tirana pretendon se kërkimet po bëhen në ujëra territoriale shqiptare. Gazeta shkruan, referuar burimeve diplomatike, se Tirana ka pretendime territoriale ndaj Athinës. Madje, kjo notë proteste është një lëvizje e qartë për të vënë në pikëpyetje kufinjtë mes dy vendeve. Pas kësaj situate qendron Turqia, thotë gazeta, e cila, sipas saj, po e nxit Shqipërinë të punojë kundër interesave greke. Madje, vizita e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan i ka shërbyer këtij tensioni. Ai është takuar edhe “me zyrtarë të Partisë nacionaliste për Drejtësi, Integrim dhe Unitet”, shkruan gazeta greke.

Por pavarësisht nga kjo paranojë greke që e sheh të keqen tek Turqia , shkruan laps, gjithçka nuk po shkon si duhet në marëdhëniet shqiptaro helene. Agjensia prestigjioze elajmeve Reuters njoftonte se ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka hapur garën për kompanitë e interesuara për të kërkuar naftë në det. Bëhet fjalë për kërkime në zonën Joni 5. Sipas agjencisë Reuters, kjo zonë e ofruar për kërkime nga Shqipëria, është edhe zona ku Greqia po kërkon për naftë.

Reuters thekson se pikërisht kërkimet për naftë kanë shënuar një fërkim mes Greqisë dhe Shqipërisë. Por kete rradhe Athina ka perballe nje Ramë te forte e kryeneç e jo nje Berishe lodhur.

SHKARKO APP