Nxirret i pajetë nga lumi shoferi 24-vjeç. Policia: Ja pse ndodhi aksidenti
Policia jep detaje të reja për aksidentin që ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku pasi ra në lumë, gjeti vdekjen shoferi 24 vjeçari i makinës, Gjergji Elmazi.
Referuar burimeve të policisë raporton se shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.
“24 vjecari Gjergji Elmazi, dyshohet se ka parakaluar me shpejtesi mjetin e nje shoku te tij teksa udhetonin mbi ure”- thone burimet.
Per pasoje, mjeti tip Benz humbi kontrollin, duke perfunduar ne ujrat e lumit Devoll. Nga kqyrja paraprake e trupit te viktimes, dyshohet se 24 vjecari ka humbur jeten nga asfiksia.
KOHA JONË SONDAZH

