Nxirret trupi i pajetë i një gruaje nga lumi Osum, për çfarë dyshohet

Trupi i pajetë i një 58-vjeçareje, është gjetur në Berat dhe dyshohet se ajo është vetëmbytur në lumin Osum.

Sipas policisë, familjarët kanë nxjerrë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje trupin e pajetë të gruas.

Sipas deklarimit të familjarëve, shtetasja vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe ishte larguar nga banesa prej ditës së djeshme rreth orës 19:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berat/Informacion paraprak:

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth orës 07:40, është nxjerrë nga familjarët, nga ujërat e lumit Osum, trupi i pajetë i shtetases M. M., 58 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëmbytur në lumë.

Sipas deklarimit të familjarëve, shtetasja vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe ishte larguar nga banesa, dje, rreth orës 19:00.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?