Nxorën informacionin sekret, pezullohen 2 oficerë të Krimeve

Një specialist krimesh dhe një inspektor i Krimeve të Rënda janë pezulluar nga detyra, për shkak të daljes së informacioneve hetimore në lidhje me arsenalin e armëve, që u gjetën ën aksin Elbasan-Papër.

Mësohet se pezullimi i tyre është bërë pasi dyshohet se nxorën informacionin sekret.

Burime të besueshme thanë se janë pezulluar zyrtarët E. Gjyli, me detyrë specialist krimesh, dhe inspektori E. Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pezullimi i tyre është bërë pas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?