Nyja lidhëse e Milotit – Qato: Punimet do të përfundojnë brenda afatit të caktuar

Vijon me ritme të kënaqshme puna për të bërë plotësisht funksionale nyjën lidhëse të rrugës Milot-Lezhë-Rrëshen-Thumanë dhe punimet do të përfundojnë brenda afatit të caktuar. Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, ndërsa inspektoi punimet në këtë aks rrugor.

“Inspektuam përfundimin e punimeve të mbetura për të kompletuar dhe bërë plotësisht funksionale nyjën lidhëse të rrugës Milot-Lezhë- Rrëshen-Thumanë, një Nyje shumë e rëndësishme e cila është pjesë e rrjetit rrugor kombëtar ?? dhe i përket njëkohësisht si korridorit Veri – Jug ashtu dhe aksit Durrës – Kukës – Morinë. Konstatuam se puna vijon me ritme të kënaqshme dhe punimet do të përfundojnë brenda afatit të caktuar”, tha Qato.

Ndërkohë, shtoi më tej se ARRSH në bashkëpunim me kontraktorin por shqyrtojnë zgjidhjet që do t’u ofrohen banorëve dhe bizneseve për të aksesuar këtë autostradë duke rritur sigurinë në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?