“O Çlirim! Edi Rama jam, ku je ti?” Kryeministri bisedë me qytetarin: Se mos del nga shtëpia, mos më qesh mua

Kryeministri Edi Rama ka vijuar kontaktet me disa qytetarë në kuader të asaj të cilën ai e quan kanali i emergjencës ku njerëzit lënë në adresën e caktuar mesazhet dhe kryeministri i telefonon.

Rama ka folur ndër të tjerë edhe me Çlirimin që i jep disa këshilla të vlefshme përmes telefonit.

Biseda

Rama: O Çlirim Edi Rama jam, si jeni
Çlirimi: Mirë faleminderit
Rama: Të morën në telefon nga bashkëqeverisja?
Çlirimi: Po, mirë
Rama: Ku je, se mos del nga shpia?
Çlirimi: Këtu jam
Rama: Mirë qëndro në shtëpi se mos guxon të dalësh (Çlirimi qesh), mos më qesh mua
Çlirimi: Pa merak
Rama: Prindërit i ke?
Çlirimi: Po, me ta jetoj
Rama: Kujdes se mos del jashtë, laj duart, qëndro në shtëpi se merr në qafë edhe prindërit e thjeshtë.

SHKARKO APP