”O Nuredin Dumani, mbaje atë dashnoren”, shpë*thimi me tri*ol që iu vu dy motrave

Shpërthimi i tritolit në një ndërtesë në Elbasan, ishte vendosur në hyrjen e apartamentit të dy motrave që jetonin me qira. Apartamenti është marrë me qira para dy vitesh nga Alda Nikolli. Në këtë banesë, para dy javësh është bashkuar dhe e motra e saj Xhovana Nikolli, e njohur në rrjetet sociale. Një ditë para shpërthimit ajo ka postuar një video ku përmendte Nuredin Dumanin dhe të dashurën e tij.

“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”-thoshte ajo në videon e postuar në TikTok. Kjo është një ndër pistat që po heton policia e Elbasanit.

Sipas ”Top Channel”, dy motrat kanë mbajtur qëndrim mohues dhe kanë thënë se nuk kanë konflikte me askënd. Pistë tjetër ku po heton policia janë konfliktet që mund të ketë pronari i banesës, Besnik Braka i cili rezulton me precedentë penal. Më parë atij i është vrarë dhe një vëlla. Mban dhe emrin Nik Vojaçek.

Nga shpërthimi i tritolit u lëndua fqinji i dy vajzave, i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë. I riu ndodhet në intubim në Spitalin e Traumës.

SHKARKO APP