“O Rame, ku je!?” Kryeministri i përgjigjet Lulzim Bashës…

Duke shkuar rrugës për në Fier më vjen kjo video nga Luli. Po mer Lul si të mos pyes për ty. Na thave sytë, mor zotni. Po si thanë vdiq Luli, vetëm unë s’e besova se e di që ti je i pavdekshëm stres zero, gjumi top. 7 herë 7 bëjnë 42 e s’e luan topi, ku ka vdekje që të afrohet ty. Vetëm kur dole dhe the jam gjallë thash mooos po rre tashi.
I ndeze motorët, ë? I madh je. Po shyqyr. Bravo Oriolës dhe euroatlantikëve që s’të kanë lënë vetëm, se misioni yt për të më larguar mua duhet të vazhdojë. Plus që kush vjen me ty, fiton. Edhe kur humb, fiton. Prandaj forca.
Jam aty ku më ke lënë, Lul sipër çadrës tënde. Eh, ça kohe ishte, ë? Ti poshtë meje duke kënduar himnin kombëtar dhe unë punoja lart me zërin tënd në sfond. Pastaj vjen marrëveshja për të dalë krah për krah nga çadra me ballin lart, flokët si gjithmonë pikë dhe atë xhepin tat me mesazhe dhe dokut tënd që të çonte zemra në Iphone.
Po normal, o burrë. Jam trrem se ti do fitosh prapë. Po hallall se e meriton, vetëm bëhu i gjallë, mos m’u ndaj tani. Hajde forca demokratët euroatlantikë erdhi dita “Rama ik”, ka thënë kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale.

Në vijim gjeni video-mesazhin e plotë të Ramës drejtuar Bashës: 

SHKARKO APP