Obama: Afrika, motori i rritjes globale

 “Afrika është në lëvizje, vrapon: varfëria ulet, mirëqenie shtohet dhe klasa e mesme është në rritje.” Kështu tha Barack Obama në një platé me sipërmarrës në Nairobi, siç raporton BBC. Sot presidenti i SHBA do të vizitojë përkujtimoren e atentatit ndaj ambasadës amerikane më 1998 e do të ketë një bisedë me presidentin Kenyatta për sigurinë. Kenia ka “bërë përparim të pabesueshëm” vitet e fundit, “jam krenar”, ka shtuar. “Kur kam qenë në Nairobi para dhjetë vjetësh, ishte një qytet ndryshe”, nënvizoi presidenti amerikan duke shtuar se “presim gjëra të mëdha nga ju”. Afrika duhet të jetë “motori i rritjes globale”, shtoi ai duke bërë një thirrje që gratë të jenë më të përfshira në jetën e vendit.” “Nëse gjysma e skuadrës sate nuk luan, ke një problem.” E pastaj ka kaluar në një terren personal: “Ka një arsye për se më quajnë Barack Hussein Obama”.

Dhe është përqafuar me motrën Auma e ka darkuar me gjyshen ‘Mama Sarah’. Vizita zyrtare e Obamës në Kenia vazhdon, e para e një presidenti të SHBA në detyrë. “Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të pranishëm për të promovuar vlerat në të cilat besojmë.”  “Do të jem presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që jo vetëm vizion Kenian dhe Etiopinë – tha në një intervistë për BBC pak para se të nisej nga SHBA – por edhe t’i drejtohem një kontinenti të tërë, në kuadrin e samitit historik afrikan që i forcon raportet solide që kemi me kontinentin.” ansa

SHKARKO APP