Objektivi, i plagosuri Elvis Gaçaj

 

 

Polumbarët  dhe forcat e policisë kanë gjetur armën me të cilin dyshohet se u krye krimi mbrëmjen e djeshme. Arma tip automatik u gjet në afërsi të vendin të ngjarjes, në lumin e Lanës tek ish-Ekspozita.

Po ashtu polumbarët vijojnë ende kërkimet për një armë tjetër tip pistoletë, pasi burimet nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se krimi është kryer me dy armë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 23 gëzhoja fishkeu automatiku dhe 3 gëzhoja fisheku pistolete.

Ndërkaq dy janë pistat e hetimit të vrasjes së dyfishtë, larje hesapesh ose një hakmarrje e mundshme për një vrasje që i plagosur Elvis Gaçaj ka kryer në vitin 1992.

Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar nga forcat e Policisë në banesën e shtetasit  Kevin Rugova, 23 vjeç, i cili mbeti i vrarë, ju gjetë dhe sekuestrua në cilësinë e provës material një sasi e vogël kokainë.

OBJETIVI I ATENTATIT, ELVIS GAÇAJ

Sipas njoftimit të policisë 40-vjecari Elvis Gaçaj ishte objektivi i atentatit, një person me precedent penal ishte në timon kur persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të makinës.

Sipas burimeve policore Elvis Gaxhaj është dënuar për vrasje në vitin 1992, ku ka vrarë aksidentalisht me thikë shokun e tij. Për këtë ngjarje ai ishtë dënuar më 14 vite burg. Ndërkohë ai është dënuar edhe për një plagosje në vitin 2008. Ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është kryer një tjetër tentative vrasje, ku në makinën e 40 vjecarit ishte vendosur një sasi tritoli.

Ndërkohë sipas policisë dy viktimat, Kevin Rugova dhe Aurora Oksian nuk kanë precedent penal.

Policia tha se trupi i Kevin Rugovës u gjet jashtë automjetit i shtrirë përtokë, ndërsa viktima e dytë ishte pasagjere në sediljen e parë në automjet.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një sasi gëzhojash që janë qëlluar nga një armë automatik kallashnikov.

Policia ende nuk ka identifikuar autorët e krimit, ndërsa është fokusuar tek e shkuara e të plagosurit Elvis Gaçaj për të zbardhur motivet e vrasjes së dyfishtë.

SHKARKO APP