Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

OBSH lançon fushatën antigrip dhe masat kundër Covid në Shqipëri

Aktualitet E premte, 5 Nëntor 2021 11:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerësoi sot ecurinë e vaksinimit ndaj gripit stinor dhe atë kundër COVID-19 në Shqipëri.

Në një sesion të mbajtur sot në Kopenhagen, OBSH lançoi fushatën antigrip dhe masat kundër COVID-19 ndërsa është prezantuar përmes një kronike ecuria e vaksinimit të gripit stinor dhe antikovid në vendin tonë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 7 orësh
Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Para 8 orësh
Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Para 9 orësh

OBSH thekson se “programi i vaksinimit kundër gripit në Shqipëri ka përparuar gjatë viteve të fundit dhe përfshirja e vaksinimit nga punonjësit e kujdesit shëndetësor është shumë e lartë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Vendi iu bashkua Partneritetit për Prezantimin e Vaksinave të Gripit (PIVI) në vitin 2016, por edhe para kësaj, Shqipëria kishte një program kombëtar të vaksinës kundër gripit, të financuar nga qeveria për punonjësit e kujdesit shëndetësor. Që nga anëtarësimi në PIVI, programi i vaksinimit i Shqipërisë është zgjeruar duke përfshirë më shumë punonjës të kujdesit shëndetësor, si dhe për të vaksinuar të rriturit me kushte themelore shëndetësore, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe grupet e tjera të synuara”, shprehet OBSH.

Fushata e vaksinimit kundër gripit në Shqipëri filloi më 23 tetor, në Qendrën e Kujdesit Parësor (Nr. 10) në Tiranë. Fushata synoi fillimisht vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor për të vijuar me grupet kryesore të rrezikuara, si të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna.

Në  raundin e parë mbërriti një dërgesë prej 35 000 vaksinash kundër gripit të porositura nga Instituti i Shëndetit Publik dhe mbështetur nga qeveria shqiptare.

Këtë javë, pritet të mbërrijnë rreth 200 mijë vaksina të reja kundër gripit dhe të shpërndahen menjëherë në të gjitha qendrat e shëndetit publik.

Mjekja Mimoza Kote thekson se “kultura e popullit tonë sa i përket vaksinimi është mjaftueshëm e mirë, sepse ne kemi një kalendar të mirë vaksinimi nga 0 deri 18 vjeç, aplikojmë shumë mirë më të gjitha grupmoshat sipas kalendarit. Ne jemi shumë sensibël ndaj vaksinave dhe vaksinat e antigripit sa herë vjen sezoni kërkohen, jemi shumë mirë më vaksinat antikovid, mendoj se jemi shumë mirë me këtë pjesë”.

“Mendoj se jemi mjaftueshëm mirë me pjesën e ndërgjegjësimit dhe aplikimit të vaksinave. Kemi disa vite që aplikojmë vaksinën antigrip në sezonin e duhur. Vjet kemi aplikuar më shumë se vitet e tjera, kjo tregon që njerëzit janë akoma më shumë të ndërgjegjësuar për të aplikuar këtë vaksinë. E kemi aplikuar në grupmoshat e ndryshme sipas udhëzimeve të ISHP-së, tek moshat e treta, tek moshat që janë të sëmurë kronikë, gratë shtatzëna, kemi bërë edhe fëmijë me diagnoza të rekomanduara nga mjeku”, nënvizon Kote.

Sipas saj, duke aplikuar vaksinën antigrip njerëzit janë prekur shumë pak ose e kanë kaluar shumë lehtë.

“Për të sëmurët kronikë kjo është një ndihmesë shumë e madhe në këtë sezon që koha, temperaturat stina bën të vetën për një sërë sëmundjesh të tjera bashkëshoqëruese.

E kemi parë me pandeminë e COVID, që të vaksinuarit e kalojnë disa herë më mirë sesa ata që janë të vaksinuar”, theksoi Kote duke shtuar se e njëjta gjë është edhe me gripin, që kanë sëmundje bashkëshoqëruese edhe gripi është fatal.

Nga viti në vit, vijon Kote, numri i vaksinimeve kundër gripit është rritur. “Kjo tregon që sensibilizimi i njerëzve dhe nga ana jonë, i grupit të promocionit që ne kemi dhe punës së palodhur të stafit tonë mjekësor tregon që kjo pjesë shkon mirë. Kërkesa kemi edhe për këtë vit për vaksinën antigrip. Mendoj se do të aplikohet shumë mirë, ashtu si herët e tjera”, tha ajo.

Mjekja Ursina Hajdini tha se “vaksinimi kundër gripit sezonal është i rëndësishëm, fillimisht për të mbrojtur veten nga komplikacionet e mundshme që mund të japë infeksioni ndaj gripit sezonal. Së dyti, për mua si mjeke është i shumë i rëndësishëm për të ulur transmetimin dhe riskun për ta transmetuar tek pacientët”.

“Për mua dhe kolegët duke qenë më të ekspozuar në vendin e punës, për stafin është i rëndësishëm për të shmangur komplikacionet nga një infeksion i mundshëm ndaj virusit të gripit, duke qenë se jemi çdo ditë të ekspozuar dhe të riskuar në vendin e punës më shumë se disa kategori të tjera”, tha Hajdini.

Por, vijon ajo, është e rëndësishëm të mos e transmetojmë atë edhe tek pacientët duke qenë se kemi të bëjmë çdo ditë në punën tonë me kategori pacientësh vulnerabël apo kategori pacientësh që janë më në risk, por që ne i kemi më në prioritet për t’i vaksinuar, që janë mosha mbi 65 vjeç.

Mjekja Hajdini shprehet se për fat të mirë mund të bëhen të dyja vaksinat, mund të administrohen brenda një kohe të shkurtër, si vaksina ndaj COVID-it dhe ajo ndaj gripit.

Një e moshuar shprehet se “vaksina është e rëndësishme, se na ka mbrojtur gjithë dimrin e kaluar, asnjë grip dhe virozë nuk na ka zënë. Vaksina kundër gripit sezonal është se mbron organizmin nga viruset. Ne e kemi bërë çdo vit dhe sivjet që ndodhi pandemia, nuk e kemi kaluar COVID-19. Jap mesazhin që të vijnë ta bëjnë vaksinën”.

“Erdhëm, bëmë vaksinën menjëherë. Personeli na priti shumë mirë. Këshilloj miq, shokë dhe të gjithë njerëzit të vijnë ta bëjnë vaksinën për të mirën e tyre. Çdolloj vaksine është e nevojshme, por vaksina kundër gripit sezonal duhet bërë patjetër”, – tha një tjetër i moshuar.

Një vajzë e re thotë se, “duke u vaksinuar ne jemi më të mbrojtur dhe kemi shanse më shumë për t’u përballur me viruset dhe çfarëdo lloj gjëje. Ne shkenca na ofron mundësinë për të qenë të mbrojtur dhe për të shijuar më mirë dhe më gjatë jetën”.

Përfaqësuesi i OBSH-së në Shqipëri, dr. Gerald Rochenschaub thekson se “është shumë e rëndësishme që punonjësit e shëndetësisë të vaksinohen, sepse nëse infektohen, ata mund të infektojnë pacientët, të cilët janë shumë vulnerabël. Pra, është shumë e rëndësishme që ne të mbrojmë punonjësit e shëndetësisë, në mënyrë që ata të mund të mbrojnë pacientët në spital”.

“Ne kemi një program shumë të fuqishëm imunizimi këtu në Shqipëri dhe kjo është një bazë shumë solide mbështetjeje. Punonjësit e shëndetësisë kanë pasur historikisht një përdorim shumë të madh të vaksinimit kundër gripit. Mjetet për të mbrojtur veten janë masat e shëndetit publik si mbajtja e maskave, mbajtja e distancës dhe shmangia e tubimeve masive. Ne kemi në dispozicion një vaksinë efektive si kundër COVID-19, ashtu edhe kundër gripit”, tha Rochenschaub./ATA

Etiketat e lidhura

COVIDfushata antigripOBSH
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 7 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 8 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 8 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 12 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 10 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.