OBSH tha 2 vite, shkencëtari trondit: Covid-19 do jetë përgjithmonë i pranishëm

Në një kohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se pandemia e Covid-19 mund të përfundojë pas dy vitesh, tjetër mendim ka Mark Walport.

Shkencëtari britanik për mjekësinë, i cili ka qenë kryekëshilltari shkencor i qeverisë britanike për periudhën 2013-2017, thotë se nuk është zgjidhje bërja e vaksinës vetëm njëherë.

Sipas tij, koronavirusi do të ekzistojë gjithmonë rreth nesh dhe se zgjidhja e vetme është vaksinimi i popullsisë botërore në intervale të ndryshme kohore.

SHKARKO APP