OBSH thirrje Europës: Ajo që po kalon India, mund të ndodhë kudo nëse…
Situata e Covid-19 është kthyer në një alarm në Indi. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron Evropën që të ndalojë relaksimin e masave kufizuese kundër pandemisë së koronavirusit, pasi “një situatë e ngjashme me atë në Indi mund të shfaqet kudo”.
OBSH vlerëson se kriza e madhe shëndetësore që po kalon India, mund të jetë për shkak të llojit të mutuar të Covid-19, që u zbulua për herë të parë atje, por edhe për faktorë të tjerë, të tilla si mosrespektimi i rregullave shëndetësore.
“Është gjithmonë një sfidë e madhe për vendet ku masat individuale të mbrojtjes janë zbutur, ku po zhvillohen tubime masive, ku ka lloje më ngjitëse të mutacioneve dhe ku mbulimi i vaksinimit është i ulët, të gjitha këto mund të krijojnë situatë të komplikuar me covid”, tha drejtori i OBSH-së duke paralajmëruar Evropën.
Në të gjithë Evropën, 7% e popullsisë është vaksinuar plotësisht. Sipas OBSH-së, përqindja është më e lartë se ajo e njerëzve të infektuar me Covid-19 në të njëjtën zonë, 5.5%.