Oferta e fundit: Gaz Bardhi kryetar i PD-së, Berisha si lider shpirtëror

Pas kthimit nga vizita zyrtare në Uashington (SHBA) dhe pritja e nivelit të lartë që iu bë nga autoritetet amerikane, Gazment Bardhi sot hodhi hapin e parë publik, shkoi me protestuesit demokratë të rruga e Berishës.

Gaz Bardhi foli shkurt për mediat ku la të kuptohej se jo vetëm si grup parlamentar, por po shkohet edhe si parti drejt një zgjidhje të përbashkët politike.

Me 20 shkurt Berisha ka lajmëruar protestën e madhe në Bulevardin kryesor dhe para kryeministrisë kundër Edi Ramës. Edhe Gazment Bardhi deklaroi sonte se do të jetë me 20 shkurt me PD e cila deri tani njhet si PD-ja e Berishës.

Informacione të besueshme bëjnë me dije se po pranohet formula e përbashkimit demokrat me Gazment Bardhin si kryetar PD, ndërsa ish-kryeministri Berisha do të jetë lider shpirtëror, por pa post juridik në PD.

Kjo formula e nxjerr PD jashtë nongratës amerikane si parti por edhe i bën faktor vendimtar në politikë. Ky variant do të sjellë edhe dhënien e vendimit të gjykatës që PD do ti kthehet demokratëve, pra siç quhet de facto, PD së Berishës.

Natyrisht që ky variant do të shkatërrojë lojën e Lulzim Bashës dhe pasuesve të tij.

Përbashkimi opozitar do të sjellë ringjallje të demokracisë në vend dhe përgatitjen për zgjedhjet e vitit 2025.

Mësohet gjithashtu se opozita e bashkuar do të nxjerrë para fushatës edhe emrin e kandidatit për kryeministër në mënyrë që të krijojë besueshmeri në votime.

SHKARKO APP