Oficerët e sigurisë në shkolla – Ministria shpall 150 vende vakante. Kriteret dhe afati i fundit për aplikim

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka shpallur procedurat për 150 vende vakante për oficerë sigurie në shkolla. Kandidatët duhet të plotësojnë një sërë kriteresh, të cilat përfshijnë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepër penale;
  • Të mos ketë marrë masën disiplinore të largimit nga detyra në institucionet ku ka qenë i punësuar më parë.
  • Të ketë diplomë të ciklit të dytë ose diplomë të barasvlershme me të në fushën e edukimit, të shkencave sociale, sociologjisë, psikologjisë, drejtësisë;
  • Të jetë jo më shumë se 40 vjeç;
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike

Ndërkohë, sa i takon dokumentacionit të nevojshëm për aplikim, përfshin:

  • Jetëshkrim i plotësuar (CV-Curriculum Vitae) në përputhje me formatin Europass (adresa e emailit është e detyrueshme);
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor). Për diplomat dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara, jashtë Republikës së Shqipërisë, të përcillet Vërtetimi i Njohjes dhe Njehsimit të Diplomës/Certifikatës, të lëshuara nga strukturat përgjegjëse përkatëse (i detyrueshëm);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID) (i detyrueshëm);
  • Vërtetim mjeko-ligjor (i detyrueshëm);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore (i detyrueshëm);
  • Vërtetim i lëshuar nga gjykata (i detyrueshëm);
  • Vërtetim i lëshuar nga prokuroria (i detyrueshëm);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Vlerësime dhe rekomandime nga punëmarrësi i mëparshëm (nëse ka).
  • Kërkesë me shkrim ku përcakton drejtorinë arsimore/zyrën arsimore, ku dëshiron të shërbejë (i detyrueshëm).
  • Deklaratë nga kandidati me anë e së cilës autorizon MASR dhe MB (Ministrinë e Brendshme) të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura sipas shtojcës 2 bashkëngjitur.

Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë dokukumentet e nevojshme për aplikim brenda datës 30 nëntor 2018 online në adresën elektronike [email protected], përmes postës zyrtare në adresën ë MASR-së, si dhe dorazi në ambientet e ministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas MASR-së, verifikimi paraprak i dokumentacionit do të kryhet nga data 3 dhjetor deri më katër dhjetor, ku do të njoftohen më pas më datë 5 dhjetor kandidatët e kualifikuar dhe të s’kualifikuar. Ndërkohë, dalja e rezultateve përfundimtare të konkurrimit do të bëhet brenda datës 13 dhjetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista e kandidatëve fitues i përcillet Akademisë së Sigurisë për trajnimin dhe certifikimin e tyre, ku kjo e fundit, në përfundim të trajnimit realizon testimin e kandidatëve të trajnuar dhe bën certifikimin e tyre. Lista e kandidatëve që përfundojnë me sukses këtë testim, të renditur sipas pikëve të fituara, i përcillet zyrtarisht MASR.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?