Oficeri i policisë Korçë prangoset në flagrancë, për pengmarrje

Oficeri  i policisë Klement Karafili së bashku me vëllain e tij janë arrestuar në  flagrancë nga  Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Korçë.

Ai akuzohet se bashkë me vëllain ka marrë peng shtetasin me iniciale J. Q.

Punonjësi i policisë së bashku me vëllain e tij kanë marre forcërisht dhe nën kërcënimin e armëve shtetasin J.Q, duke e futur në një automjet privat tip furgon. Ata e kanë mbajtur atë për rreth një orë duke e dhunuar dhe kërcënuar me jetë.

Nga hetimi rezulton se motivi i kësaj ngjarjeje ka qenë një shumë parash prej 80 mijë lekësh të vjetra që i dëmtuari i detyrohej vëllait të punonjësit të policisë Eglantin Karafili, shumë të cilën kishte rreth dy vite që nuk ia kthente.

SHKARKO APP